“lionel-messi-eshte-lojtar-special”,-ja-kush-e-thote-kete

“Lionel Messi është lojtar special”, ja kush e thotë këtë

“Messi është lojtar special, duhet të kujdesemi për të në një mënyrë të veçantë”.

Megjithëse ka pasur spekulime për probleme në dhomën e zhveshjes së Barcelonës mes Lionel Messit dhe Ivan Rakiticit, ky i fundit i mohoi këto thashetheme në një intervistë për “Muchodeporte”.

32-vjeçari siguroi se gjithmonë ai ka pasur marrëdhënie të mirë me Leon.

Rakitic nuk beson se në një kohë të afërt do të vijë një tjetër futbollist si Messi, andaj e ka këshilluar ish-klubin që seriozisht të kujdesen më mirë për të pas asaj që ndodhi gjatë verës, kur Messi i irrituar me drejtuesit e Barcelonës, kërkoi largimin nga Camp Nou.

“Unë gjithmonë kam kaluar mirë me Messin, ai ishte një nga të parët që më pyeti nëse kisha nevojë për diçka kur mbërrita në Barcelonë. Lojtarët e atij niveli që bëjnë diferencën janë të ndryshëm dhe duhet të jenë të ndryshëm, ju duhet të kujdeseni për të në një mënyrë të veçantë. Ne nuk e dimë nëse do të shohim një tjetër me të në të ardhmen”, deklaroi Rakitic.

Rakitic luajti me Messin për gjashtë sezone në Barcelonë dhe fitoi pothuajse gjithçka.

Mesfushori kroat numëron 310 paraqitje me Barçën dhe ka shënuar 36 gola.