bik:-terrori-nuk-ka-fe,-por-ka-ideologji-qe-ne-nuk-duhet-pranuar-e-heshtur-para-tij

BIK: Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij

Pas sulmit të mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë, i cili tronditi mbarë botën, vjen edhe reagimi i Bashkësisë Islame në Kosovës.

Kryesia e BIK-ut ka dënuar këtë akt, duke thënë se ai mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore.

Tutje një vepër e tillë siç shkruan në komunikatën e BIK është e papranueshme dhe e dënueshme.

Njoftimi i plotë:

“Kush vr’et një njeri është sikur të ketë vr’arë mbarë njerëzimin” .

Kurani

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si
dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .

Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terr’orin, sepse terr’oristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç kri’mit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.

Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës