conte-zbulon-se-ishte-afer-te-behej-trajner-i-real-madridit

Conte zbulon se ishte afër të bëhej trajner i Real Madridit

Conte: Kam qenë pranë të bëhem trajner i Realit.

Antonio Conte ka thënë se ka qenë shumë pranë që të bëhej trajner i Real Madridit në të kaluarën, mirëpo është shumë i lumtur që po e drejton Interin.

Trajneri italian ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet skuadrës së tij dhe Los Blancos që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Natyrisht se ka pasur disa momente, në të cilat kam qenë shumë pranë që të bëhesha trajner i Real Madridit”.

“Megjithatë, sezoni tashmë kishte filluar, do të kishte qenë shumë vështirë po ta merrja drejtimin e skuadrës, një takim ishte caktuar nga klubi dhe në një mënyrë shumë të sinqertë preferova ta shtyja”.

“Tash për tash, jam i përqendruar te Interi, e kam nisur një projekt këtu me një pronësi të fortë dhe jam i lumtur. Po ndërtojmë diçka të rëndësishme”.

“Është e vërtetë që në të kaluarën ka ekzistuar mundësia për t’u bërë trajner i Real Madridit, mirëpo ndoshta nuk ishte koha e duhur. Dua të vazhdoj me projektin këtu”, ka thënë Conte.