ikshpk:-po-tentojme-te-bejme-matjen-e-imunitetit-kolektiv-ne-kosove

IKSHPK: Po tentojmë të bëjmë matjen e imunitetit kolektiv në Kosovë

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë Kosovën.

Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 tashmë e ka ndryshuar situatën epidemiologjike në Kosovë. Në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik vlerësojnë se situata është përkeqësuar ndërsa paralajmërojnë shtimin e kapaciteteve të testimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë është rënduar ndërsa vazhdon intesivisht me testim dhe gjurmim të kontakteve të pacientëve pozitiv. Mirëpo sipas drejtorit Naser Ramadani janë rritur kapacitetet testuese.

“Do të bëjmë akoma zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ne po e presim edhe aparaturën nga Banka botërore të hulumtimit sero epidemiologjik. Ne pos situatës aktuale të testimit dhe gjurmimit të rasteve në terren do të tentojmë ta matim edhe imunitetin kolektiv në Kosovë dhe të shohim sa është e mbuluar popullata kosovare me imunitetin e përgjithshëm”, deklaroi Naser Ramadani.

Se janë rritur kapacitetet e thotë edhe mikrobiologjia Donjeta Pllana.

‘’Edhe me aparatura qëndrojmë më mirë se herën e parë. Kemi marrë aparaturë shtesë që e ndihmojnë pjesën e parë të punës dhe organizohemi në mënyrë shumë më të mirë”, deklaroi Donjeta Pllana.

Përveç testimit në IKSHPK po bëhet vazhdimisht edhe gjurmimi i kontakteve .

“Personat që rezultojnë pozitiv thirren e lajmërohen për rezultatin e tyre. Bëhet hulumtimi epidemiologjik i tyre dhe të gjitha të dhënat për qarkullimin e tyre , kontaktet që kanë pasur, mënyrën se si kanë marrë virusin, simptomat që kanë pasur etj.”, deklaroi Dafina Gexha.

IKSHPK apelon te qytetaret qe të vendoset maska, të mbahet distanca dhe të mbahet higjiena.