ish-lojtari-i-realit-madrid-ofrohet-milanit,-vjen-pergjigjia-e-rosonereve

Ish-lojtari i Realit Madrid ofrohet Milanit, vjen përgjigjia e rosonerëve

Ish-lojtari i Realit dhe Benfica-s i ofrohet Milanit, vjen përgjigjia kuqezi.

Në javët e fundit Milan-it i është ofruar kartoni i një lojtari të lirë aktualisht – pra pa ekip dhe kontratë.

Bëhet fjalë për Ezequiel Garay, një mbrojtës qendre me përvojë i kombësisë argjentinase, me një karrierë shumë prestigjioze.

Lojtari i vitit 1986, përveç faktit që ka 32 ndeshje me kombëtaren Albiceleste, ka veshur fanellat e klubeve të rëndësishme si Valencia, Benfica dhe Real Madrid.

Agjentët e tij, siç raportohet nga Eldesmarque, i kanë propozuar Milanit që të nënshkruajnë Garay në një transferim falas. Por drejtuesit Maldini dhe Massara e kanë refuzuar këtë mundësi.

Në fakt, kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të përqendrohen në një qendërmbrojtës mbi 30 vjeç dhe deri në janar ata do të përqendrohen në mbrojtësit aktualisht në dispozicion, duke përfshirë Musaçhio, Duarte dhe Gabbia.

Sidoqoftë, fati i Garay duket se do ta çojë atë në një klub tjetër të lartë. Liverpool u interesua për argjentinasin, i cili mund të zbarkojë në Anfield Road si një zëvendësim për Van Dijk të dëmtuar.