lajmi-i-fundit:-maradona-shtrihet-ne-spital

Lajmi i fundit: Maradona shtrihet në spital

Maradona shtrihet në spital.

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, është shtruar në spital.

Mjeku personal i tij, Leopoldo Luque, ka njoftuar se pacienti i tij ka probleme me frymëmarrjen mirëpo nuk është bërë e ditur nëse është i infektuar me koronavirus.

Maradona, që ka mbushur 60 vjet të premten, është pranuar në klinikën e qytetin La Plata, disa kilometra nga Buenos Aires.

Ylli i dikurshëm i futbollit argjenitas ishte izoluar javë më parë pasi që kishte pasur kontakte me një person të infektuar me COVID-19.