lajmi-i-fundit:14-vjecarja-nga-prizreni-tenton-te-ia-marr-vetes-jeten,-hidhet-nga-ura-e-lumit-“drini-i-bardhe”

Lajmi i Fundit:14 vjeçarja nga Prizreni tenton të ia marr vetës jetën, hidhet nga ura e lumit “Drini i Bardhë”

Një 14 vjeçare nga Prizreni ka tentuar t’i jap fund jetës, është hedhur nga ura e lumit “Drini i Bardhë”.

Gjatë ditës së djeshme një 14 vjeçare nga Prizreni ka tentuar të ia marr vetës jetën.

E njejta ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga ura e lumit “Drini i Bardhë”, në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj, nga Policia e Kosovës.

“Po rasti është vr.asje në tentativë, ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit rreth orës 12:50. Një femër e moshës 14 vjeçare ka kërcyer nga një urë, por që një kalimtar e ka pa si rast dhe ka ndërhy. Sipas mjekëve gjendja e saj është stabile. Ndërkohë që motivet ende nuk dihen”, ka thënë Osmanollaj.

Ndërkohë që me rastin po merren edhe nga qendra sociale.