pas-rrahjes-ne-fushe-kosove-policet-u-derguan-ne-emergjence,-mesohet-se-si-eshte-gjendja-e-tyre

Pas rrahjes në Fushë-Kosovë policët u dërguan në Emergjencë, mësohet se si është gjendja e tyre

Dy policët që u rrahën në Fushë-Kosovë u dërguan në Emergjencë, kjo është gjendja e tyre.

Një përleshje fizike ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ndërmjet Policisë dhe disa qytetarëve. Derisa Policia ka ndalur qytetarët, këta të fundit kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori tha se pasditen e sotme janë sjellë dy zyrtarë policorë në gjendje stabile dhe disa civilë të lënduar ku këta të fundit janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, por që edhe këta janë në gjendje stabile.

“Në Emergjencë janë sjellë dy policë të lënduar në gjendje stabile. Tri raste janë të lënduar civilë, dhe dy të plagosur në ekstremitete të poshtme, por edhe këta janë civilë. Pra, janë pesë civilë dhe dy policë. Dy policët janë liruar në shtëpi dhe tre të lënduarit kanë pasur lëndime të lehta. Dy të plagosurit janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e tyre është stabile. Këta të tre janë lënduar në përleshje me policinë dhe janë liruar, dhe sigurisht janë arrestuar nga policia”, ka thënë ai për KP.