tete-mjeke-e-infermiere-te-spitalit-te-pejes-te-prekur-me-koronavirus

Tetë mjekë e infermierë të Spitalit të Pejës të prekur me koronavirus

Tetë mjekë e infermierë të Spitalit të Pejës të prekur me Covid-19.

Situata pandemike në vend po shkon duke u përkeqësuar ditëve të fundit, pasi që numrat cdo ditë po pësojnë ngrijte dhe tashmë shifrat e të prekurve me Covid për 24 orët e fundit kalojnë shifrën e 400 personave.

Ndërsa spitalet ajo ato të parat që përballen me personat e prekur e të cilët kërkojnë ndihmë pikërisht nga profesionistët shëndetësore.

Se virusi nuk njeh askëndë, kjo dëshmohet edhe me numrin e mjektëve e infermierëve të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa aktualisht në Spitalin e Pejës janë të prekur me Covid-19 8 persona.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të këtij spitali, ku bëhet e ditur se janë duke u trajtuar 37 pacientë me Covid, prej tyre 23 në oksigjeno terapi, ndërsa 3 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane.

Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,397 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 93 Rëntgena, 28 EHO dhe 21 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me Covid-19.