zgjedhjet-presidenciale-ne-amerike,-keto-jane-pritjet-e-kosovareve

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, këto janë pritjet e kosovarëve

Këto janë pritjet e kosovarëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Të martën mbahen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes Trump e Biden.

Edhe në maskë e mban flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ditën më të rëndësishme të vitit për popullin Amerikan, ky qytetar po mbështet Joe Biden për president.

E të tillë që mbështesin kandidatin demokrat që të vij në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, ka më bollëk në Prishtinë.

Ata edhe besojnë se Biden do të fitoi në garën presidenciale ndaj presidentit aktual, Donald Trump.

Ndonëse gjatë mandatit të Trump u arrit marrëveshja Kosovë – Serbi, kosovarët duket se nuk po e mbështesin atë.

Nga të gjithë qytetarët qe deshën të prononcohen për këtë temë, u gjet vetëm një person që mbështet presidentin aktual të SHBA-së.

Ndërkohë nga shoqata “Miqtë e Amerikës” thonë se kushdo që do fitojë, do jetë mirë për vendin.

Megjithatë kreu i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, thotë se ka indikacione të qarta se Biden do jetë presidenti i 46 i Shba-ve.

Para ditës së zgjedhjeve, afër 100 milionë amerikanë veçse e kanë dhënë votën e tyre për kandidatin e preferuar.