barcelona-merr-lajmi-e-mire

Barcelona merr lajmi e mirë

Lajm i mirë për Barcën, Ter Stegen është kthyer.

Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen, është rehabilituar plotësisht nga lëndimi dhe është i gatshëm për të luajtur, ka konfirmuar klubi.

Klubi nga ‘Camp Nou’ raporton se Ter Stegen është plotësisht i shëndetshëm dhe është në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman, përcjell lajmi net.

Gjermani i ishte nënshtruar një operimi në gjurin e djathtë në fund të sezonit të kaluar, dhe kishte nevojë për disa muaj pushim.

Ai është rikthyer në stërvitje të mërkurën e javës së kaluar, por nuk ishte ftuar për ndeshjen kundër Alaves.

Portieri gjerman është pjesë e listës së të ftuarve për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, por ende nuk është e qartë nëse do të startojë.