humbja-nga-real-madridi,-ja-ke-po-e-fajeson-conte

Humbja nga Real Madridi, ja kë po e fajëson Conte

Antonio Conte ankohet në referim pas humbjes nga Real Madrid.

Trajneri i Interit, Antonio Conte pendohet që ekipi i tij nuk arriti të shmangë humbjen në Madrid kundër Realit.

Interi ishte në disavantazh prej 2:0 ndaj Realit, por arriti të barazojë në 2:2, dhe në fund me golin e Rodrygo, “Nerazzurët” mbetën pa pikë.

Pas dy barazimeve dhe një humbje, Interi është i fundit në Grupin B.

“Ky është Inter im i mirë dhe i keq. Unë mendoj se ju duhen hapa si këta që të rriteni si ekip. Është për të ardhur keq që ne humbëm në fund. Kemi ardhur në Madrid për të luajtur futboll dhe për të tejkaluar njëri-tjetrin, kemi bërë gabime, kemi pranuar dy gola, kemi arritur të kthehemi, madje edhe të fitojmë. Në fund të fundit nuk fituam asnjë pikë të vetme “, tha ai.

Goli i Rodrygo në minutën e 80-të vendosi fatin e sfidës. Conte gjithashtu përmendi situatën e diskutueshme kur Benzema realizoi golin e parë.

“Unë mendoj se Mendy bëri faull ndaj Hakimit para se të kthente topin. Ne merituam më shumë, detaje të vogla vendosën që Real të ishte fituesi”, tha Conte.