kai-havertz-pozitiv-ne-koronavirus

Kai Havertz pozitiv në koronavirus

Kai Havertz ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Sulmuesi gjerman është testuar pozitiv për COVID-19.

Është trajneri i Chelsea, Frank Lampard që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Havertz, sipas Lampard është futur në vetë izolim, duke respektuar protokollet shëndetësore.

Gjermani do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku Chelsea takohet me Rennes.