konjufca-thote-se-thaci-ka-qene-njeriu-kryesor-qe-i-ka-shtyre-deputetet-ta-votojne-specialen

Konjufca thotë se Thaçi ka qenë njeriu kryesor që i ka shtyrë deputetët ta votojnë Specialen

Konjufca ka thënë se Presidenti Thaçi ka qenë njeriu kryesor që i ka shtyrë deputetët ta votojnë Specialen.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është njeriu kryesor që e ka shtyrë përpara formimin e Gjykatës Speciale.

Sot është ngritur aktakuzë ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Rexhep Selimi vet ka treguar që iu ka ngritur një aktakuzë nga Prokuroria dhe që ai ka pranuar të paraqitet për ta mbrojtur vetveten e mbi të gjitha ushtrinë. Sepse aty shkon njeriu për të mbrojtur një kauzë”, ka thënë Konjufca.

“E kemi thënë vazhdimisht edhe për raportin e Dick Martyt edhe për Gjykatën se është një fatkeqësi politike kombëtare dhe është edhe njëanshme dhe në shënjestër e ka UÇK-në. Dhe bazohet në një rapot me ia mveshë Kosovës një sintagmë të rrezikshme që është trafikim i organeve njerëzore dhe organi është quajtur shtëpia e verdhë”.

Ai ka shtuar se kjo është një Gjykatë që qëllimi kresor i të cilës është për me e vendos një pikëpyetje të madhe mbi kredibilitetin dhe legjitimittin e ushtrisë.

“Kjo gjykatë është votuar prej disa deputetëve pasi pat dështuar njëherë në qershor të vitit 2015 dhe personaliteti i cili, jo vetëm që nuk e ka fshehur por me sa e pash edhe në reagimin e tij të sotëm e konsideron si pjesë të krenarisë së karrierës së tij politike është presidenti Thaçi i cili i bindi nja 7-8 deputetë të PDK-së për ta ndyshuar qëndrimin e tyre, që ishin kundër Gjykatës Speciale në qershor dhe në gusht të vitit 2015 e përsëritën votimin dhe presidenti Thaçi ka qenë njeriu kryesor që i ka shtyrë deputetët”, ka thënë Konjufca.

“Po e lidhi me këtë sepse ka qenë interpretimi i tij, kjo që po e thoni ju. Doktrina e tij ka qenë se kjo është shumë mirë për Kosovën sepse kështu pastrohet lufta e UÇK-së. Ky arsyetim është për keqardhje dhe mendoj se është shumë i dëmshëm kombëtarisht edhe fort i paqësndrueshëm politikisht por edhe nga kuptimi i drejtësisë. Thuajse kombit shqiptar është agresori, është populli dhe shteti gjenocidal i cili ka kryer kundër serbëve dhe barra e provës qenka mbi ne që ne duhet ta tregojmë pafajësinë tonë. A nuk duhet që Serbia me e treguar dhe me u përballë me drejtësinë”.