ky-eshte-mesazhi-emocional-i-messit-per-maradonen

Ky është mesazhi emocional i Messit për Maradonën

Mesazhi emocional i Messit për Maradonën.

Diego Armando Maradona kaloi natën në spital pasi u operua për një hematomë subdurale në tru.

Pasi u pranua këtë të hënë pasdite në Sanatoriumin Ipensa në La Plata, për shkak të dehidrimit dhe anemisë, dje në mbrëmje ai iu nënshtrua një tomografie në të cilën u zbulua hematoma, dhe për këtë arsye mjeku i tij personal, Leopoldo Luque propozoi që operacioni të kryhej për të kulluar dhe zvogëluar mpiksjen, dhe kështu të shmangte ndërlikimet në të ardhmen, transmeton lajmi net.

Pas dy orë operacion, dihej që ishte një sukses sipas fjalëve të mjekut të tij, Leopoldo Luque, i cili ndërhyri dhe mbetet të shihet se si do të jetë dita e sotme për Diegon, i cili kishte në pezull Argjentinën dhe botën e futbollit.

Në këto momente jo të mira për shëndetin e tij, ish fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, ka marrë mesazhe mbështetëse nga shumë figura sportive.

Një gjë e tillë nuk mund t’i mungonte edhe nga bashkëvëndësi i tij, Lionle Messi.

“Diego, paç gjithë forcën e botës”, ka shkruar Messi.

“Unë dhe familja ime duam t’ju shohim mirë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një përqafim nga zemra”.