lajmi-i-fundit:-zjarr-ne-ndertesen-e-agjencise-se-regjistrimit-civil-ne-prishtine

LAJMI I FUNDIT: Zjarr në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë ëpr rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth ores 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjensisë së Regjistrimit Civil në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar.Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.