muriqi-startues-ne-formacionin-e-lazios-kunder-zenitit

Muriqi startues në formacionin e Lazios kundër Zenitit

Formacionet zyrtare: Zenit -Lazio, Muriqi nga minuta e parë.

Sonte me fillim nga ora 18:55, do të zhvillohet takimi ndërmjet Zenitit dhe Lazios, duel ky në kuadër të rundit të tretë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse me mungesa të shumta, plotë 10 mungesa duke përfshirë portierin shqiptar, Thomas Strakosha dhe sulmuesin Immobile, tekniku, Inzaghi nga minuta e parë e ka vendosur Vedat Muriqin në qendër të sulmit, shkruan IndeksOnline

Kjo është ndeshja e parë që Muriqi starton nga minuta e parë për Lazion në një kompeticion të madhe, ndonëse ishte startues në fitoren 4:3 ndaj Torinos në Serie A.

Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar edhe formacionet e tyre zyrtare, ku për Zenitin mungojnë: Azmoun, Driussi, Malcom dhe Musaev.