pas-sulmit,-vjen-nje-njoftim-i-rendesishem-nga-policia-e-vjenes-per-qytetaret

Pas sulmit, vjen një njoftim i rëndësishëm nga Policia e Vjenës për qytetarët

Pas sulmit, Policia e Vjenës del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Pas sulmeve terroriste që ndodhën me 2 nëntor në kryeqytetin austriak, Policia e Vjenës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Në njoftim thuhet se Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetues dhe Luftës kundër Terrorizmit ka krijuar një linjë telefonike dhe email adresë, hapur 24 orë në ditë nga sot.

Ky veprim erdhi sepse u konsiderua e nevojshme pas thirrjeve të shpeshta nga qytetarët pas datës 2 nëntor 2020.

“Kemi pranuar një numër të madh të thirrjeve nga në lidhje me sulmin terrorist më 2 nëntor 2020. Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftës kundër Terrorizmit ka krijuar një linjë telefonike dhe e-mail adresë që është e hapur 24 orë në ditë nga sot”, thuhet në një njoftim.

Në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë ndodhi një sulm terrorist ku si pasojë mbetën pa shenja jete 4 persona civil dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërsa nga ana e terroristëve mbeti i vrarë Kujtim Fejzullahi, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ad

You might also like