roberti-me-ne-fund-tregon-surprizen-qe-po-pergatite-me-noren

Roberti më në fund tregon surprizën që po përgatitë me Norën

Roberti tregoi surprizën që po përgatitë me Norën.

Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili! Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here. Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora pak kohë më parë.

Duke qenë se ish-partneri i saj ka nisur një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.

Emisioni i Robertit transmetohet të dielën, në orën 23:15 në “Klan Kosova” dhe deri tani janë transmetuar dy puntata. Roberti ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik “Live from Tirana”, ku ka folur rreth këtij projekti.

Këngëtari ka treguar se së shpejti do jetë në emision Nora dhe ne mezi po presim ta shohim atë episod sepse me siguri do jetë diçka shumë e veçantë, sidomos duke i shtuar faktin se intervistat e Norës numërohen me gishtat e dorës.

Ad

You might also like