sipas-rezultateve-aktuale,-joe-biden-do-te-jete-president-i-ri-i-shteteve-te-bashkuara

Sipas rezultateve aktuale, Joe Biden do të jetë president i ri i Shteteve të Bashkuara

Me rezultatet aktuale, Joe Biden do të jetë president i ri i Shteteve të Bashkuara.

Kur janë numëruar shumica e votave të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sipas rezultatit të deritashëm, ish-nënpresidenti amerikan në mandatin e Barack Obamas dhe miku i madh i Kosovës, Joe Biden, do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Duke u bazuar në bazën e të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden deri më tani i ka siguruar 238 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa rivali Donald Trump i ka 213. Për ta marrë mandatin e presidentit, një kandidat duhet t’i ketë 270 vota të tilla, shkruan Gazeta Express.

Deri më tani dhe nga fillimi, Joe Biden ka prirë me vota në shtetin me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe që ka numrin më të madh të votave në Kolegjin Zgjedhor – Kaliforni – si dhe në shumë shtete tjera me peshë, si Illinois, New York, Washington, Wisconsin dhe Arizona.

Ndonëse në fazën e parë të numërimit dhe për disa orë në vazhdim ishte në disavantazh në Michigan, Joe Biden e përmbyti epërsinë prej rreth 200 mijë votash në këtë shtet dhe tani është vetë në epërsi me rreth 18 mijë vota.

Duhet theksuar se disa çaste më herët, kjo epërsi ishte më e vogël, më saktësisht rreth 10 mijë vota dhe se duket që po vazhdon të rritet moment pas momenti, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, Joe Biden po vazhdon të mbetet në disavantazh në Karolinën Veriore, Georgia dhe Pensilvani. Sa i përket kësaj të fundit, gazeta New York Times raportoi se mund të përfundojë me fitoren e Bidenit, duke u bazuar në projeksionin fillestar të numërimit të votave me postë, ku Bideni ka marrë pothuajse 80 për qind të përkrahjes së votuesve në fazën e parë të numërimit.

Për më tepër, zyrtarët shtetërorë në Pensilvani kanë deklaruar se “gjithçka është në lojë”, duke e lënë të hapur mundësinë për përmbysje të rezultatit pas përfundimit të numërimit të votave me postë.

Sipas televizionit CNN, 65 për qind e votave me postë në Pensilvani janë dërguar nga demokratë të regjistruar. Pritet që zyrtarët të dalin në një konferencë për gazetarë sot më vonë për të dhënë më shumë informacione rreth procesit të numërimit.

Ad

You might also like