6-paciente-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-pejes

6 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Gjashtë pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës.

Spitali i Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 37 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 25 pacientë janë në Oksigjeno-Terapi e nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç njofton ky spital gjatë 24 orëve të fundit, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 301 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3279 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione. 117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 69 rëntgena, 31 EHO dhe 17 CT-ja”.