bashkeshortja-e-thacit-kthehet-ne-buroje-tek-prinderit-e-ish-presidentit

Bashkëshortja e Thaçit kthehet në Burojë tek prindërit e ish-presidentit

Hashim Thaçi është nisur sot drejt Hagës.

Pas të gjitha zhvillimeve dramatike që ndodhën sot, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnija, ka shkuar në fshatin Burojë të Skenderajt ku edhe jetojnë prindërit e presidentit tashmë të dorëhequr.

Sot Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për ish-kreun e UÇK-së Hashim Thaçi i cili më pas, ashtu siç kishte premtuar kur ishte publikuar propozim-aktakuza ndaj tij, dha dorëheqje.

Hashim Thaçi – bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin – është nisur drejt Hagës nga pavijoni ushtarak i Aeroportit të Prishtinës ku edhe do të përballet me akuzat ndaj tij.