behgjet-pacolli:-kadri-veseli-do-te-triumfoje-ne-kete-proces-te-pakuptueshem-per-ne

Behgjet Pacolli: Kadri Veseli do të triumfojë në këtë proces të pakuptueshëm për ne

Pacolli: Kadri Veseli do të triumfojë në këtë proces të pakuptueshëm për ne.

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës së kreut të PDK’së, Kadri Veselit, raporton Express

Pacolli ka shkruar në Facebook se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të dalë dinjitetshëm nga ky proces.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli shkruan se drejtësia do të triumfojë, përkundër përpjekjeve për dëmtimin e shtetit të Kosovës.
“Drejtësia do të triumfojë pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës.

Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, PDK’ja ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se kreut të kësaj partie iu është konfirmuar aktakuza.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe. Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, thuhet në njoftim.