enver-hoxhaj-pritet-te-marre-drejtimin-e-pdk-se-pas-doreheqjes-se-kadri-veselit

Enver Hoxhaj pritet të marrë drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Kadri Veselit

Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhje urgjente të partisë ku siç mësohet ka vendosur që zyrtari i lartë i kësaj partie Enver Hoxhaj të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë pas dorëheqjes së kryetarit Kadri Veseli nga kjo pozitë.

Kadri Veseli i cili nga viti 2015 është kryetar i PDK-së ka dhënë sot dorëheqje nga politika për shkak të një aktakuze të konfirmuar nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan lajmi.

PDK pritet që sonte të dalë edhe me qëndrim zyrtar rreth çështjes së udhëheqjes së partisë.

Veseli, së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi i cili sot ka dhënë dorëheqje nga ky post dhe me shefin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi sot janë nisur për në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, në Hagë është dërguar edhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.