gjysma-e-rasteve-te-rja-vijne-nga-prishtina,-nga-keto-komuna-jane-te-infektuarit-e-tjere

Gjysma e rasteve të rja vijnë nga Prishtina, nga këto komuna janë të infektuarit e tjerë

Po vazhdon të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 661 të infektuar të rinj me koronavirus.

Numri i të infektuarve është rekord brenda 24 orëve në Kosovë, ndërsa ka dalë nga testimi i 1617 motrave.

Tre të vdekur janë nga komuna e Gjakovës, një nga Ferizaj, një nga Gjilani dhe një nga Malisheva. Dy të vdekur janë të moshës 60-69-vjeçare, dy të moshës mbi 80-vjeçare, një i moshës 50-59-vjeçare dhe një i moshës 70-69-vjeçare.

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 720, ndërsa i të infektuarve në 22.206.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 15.921. Aktualisht janë 5565 raste aktive.

Sërish Prishtina prinë me raste të reja, 324, Ferizaj janë regjistruar 42 raste, në Fushë Kosovë 39, në Gjilan 37, në Gjakovë 35, në Podujevë 35, në Lipjan 19, në Pejë 19, në Viti 13, në Mitrovicë 11, në Drenas e Vushtrri nga dhjetë, në Shtime 9, në Skenderaj 8, në Deçan e Obiliq nga gjashtë, në Kamenicë, Kaçanik, Suharekë nga pesë, në Han të Elezit, Malishevë, Prizren nga katër, në Klinë e Kllokot nga tri, në Istog e Rahovec nga dy dhe një rast në Junik. /ORAinfo/