ja-kush-do-ta-zevendesoje-kadri-veselin-ne-kuvend!

Ja kush do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend!

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvendin e Kosovës.

Nura, i cili është kandidati i 17-të më i votuar për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës më 2019, do ta zë ulësen e Parlamentit të cilën e ka lënë të lirë Veseli.

Veseli ka dhënë dorëheqje sot nga të gjitha funksionet e tij në parti dhe kuvend, si pasojë e konfirmimit të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Fadil Nura ka qenë për shumë vjet bashkëpunëtor i ngushtë i Sami Lushtakut, kreut të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Ai kishte shërbyer si zëvendës i Lushtakut në Komunën e Skenderajt. Madje, për gati tri vjet kishte shërbyer si ushtrues detyre i kreut të kësaj komune gjatë kohës sa Lushtaku, asokohe kryetar, ishte mbajtur në burg.

Nura ka marrë 8,959 vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Më shumë sesa Xhavit Haliti e Ramë Buja, dy figura të moçme të PDK-së.