lille-e-mposhte-bindshem-milanin-ne-“san-siro”

Lille e mposhtë bindshëm Milanin në “San Siro”

Lille e ndal AC Milanin, e mposhtë bindshëm në “San Siro”.

Lille ka bërë befasinë duke mposhtur në udhëtim AC Milanin, skuadër që nuk di për humbje në 28 ndeshjet e fundit.

Skuadra mysafire fitoi me rezultat bindës 0 – 3.

Një gabim nga Romagnoli në minutën e 22-të shkaktoi penallti për Lillen, të cilën e realizoi Yazici, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

I njëjti kompletoi het-trikun duke shënuar dy herë brenda tre minutave (55′, 58′) dhe duke ia dhënë goditjen e madhe “Rosonerëve”.

Pas kësaj fitore, Lille merr ‘timonin’ e grupit H me shtatë pikë, një më shumë se AC Milani.