me-avion-special,-thaci,-veseli-e-selimi-nisen-drejt-hages

Me avion special, Thaçi, Veseli e Selimi nisen drejt Hagës

Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak.

Të tre ish-udhëheqësit e UÇK-së janë nisur së bashku për në Holandë.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.

Kadri Veseli, po ashtu, ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.