pique-vjen-me-nje-deklarate-befasuese-per-skuadren-e-tij

Pique vjen me një deklaratë befasuese për skuadrën e tij

Gerard Pique ka bërë një deklaratë befasuese për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka pranuar se është normale që nuk janë në listën e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Barcelona që nga viti 2015 nuk ka arritur të fitojë turneun me prestigjiozë në botë, derisa edicionin e kaluar u mposhtën me rezultat të thellë 2 – 8 nga Bayerni.

Forma jo e mirë në Ligën e Kampionëve për disa vite, ka bërë që Pique ta pranojë që është normale që nuk shihen si favoritë.

“Është normale që nuk shihemi si kandidatë pas viteve të fundit. Ne vetëm punojmë shumë dhe eksperienca jonë tregon se rezultatet do vijnë”.

“Ky vit nuk do jetë i lehtë, por jemi të sigurt se do bëjmë gjëra të mira. Jemi në nëntor dhe në fund rezultati do vijë për ne”.

“Jam i bindur se nuk do ndryshojmë, do kemi ndjenja më të mira sepse kemi lojtarë të rinj. Na duhet kohë për të ndryshuar dhe përmirësuar”, deklaroi ai.

Barcelona këtë edicion në Ligën e Kampionëve ka fituar tri ndeshjet e para, derisa në La Liga renditët në pozitën e 12-të me vetëm tetë pikë.