po-shkelqen-ne-serie-a,-milan-synon-blerjen-e-ketij-lojtari

Po shkëlqen në Serie A, Milan synon blerjen e këtij lojtari

Milan duan transferimin e përhershëm të Brahim Diaz.

Milan janë duke punuar në nënshkrimin e përhershëm të Brahim Diaz nga Real Madrid.

Talenti spanjoll në verën e fundit la Real Madridin, për t’iu bashkuar Milanit në huazim.

Corriere dello Sport raporton se Milan po kërkojnë një marrëveshje të përhershme me Real Madridin për transferimin e Diaz, përcjell lajmi.

Drejtuesit e Milanit do të takohen me ata të Real Madridit, dhe pritet të ofrojnë deri në 25 milionë euro.

Edhe lojtari është duke e pëlqyer idenë për transferim te Milan, duke e ditur se do ta ketë të vështirë të zë vend në formacionin e Zinedine Zidane te Real Madrid.