shkrimi-emocionues-i-endrit-thacit:-do-te-me-marre-shume-malli-per-babain,-por-do-te-festoj-cdo-dite-fitoren-tuaj

Shkrimi emocionues i Endrit Thaçit: Do të më marrë shumë malli për babain, por do të festoj çdo ditë fitoren tuaj

Endrit Thaçi: Do të më marrë shumë malli për babain, por do të festoj çdo ditë fitoren tuaj.

Endrit Thaçi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për babain e tij Hashim Thaçi.

Endriti ka shkruar se babai i tij e ka fituar betejën e lirisë dhe tani do ta udhëheq betejën për drejtësi.

Tutje Endriti ka shkruar se do ta marrë shumë malli për babain e tij por se ai do të vazhdojë të jetë kryelartë.

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi.