sot,-mos-dilni-pa-cadra

Sot, mos dilni pa çadra

Moti sot: I vranët dhe me shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende të ketë riga lokale shiu.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 m/s.