sulmi-ne-vjene,-lirohet-njeri-nga-te-dyshuarit

Sulmi në Vjenë, lirohet njëri nga të dyshuarit

Sulmi terrorist në Vjenë, tetë kërkesa për paraburgim, lirohet njëri nga të dyshuarit.

Zyra e prokurorit publik në Vjenë ka kërkuar arrest me burg për 8 nga 16 personat e arrestuar për sulmin terrorist.

“Ata dyshohen se kanë kontribuar në një krim ose ose e kanë kryer krimnin si pjesë e një grupi terrorist ose organizatë kriminale”, tha zëdhënësja Nina Bussek të enjten në mbrëmje.

Një i dyshuar u la i lirë sepse dyshimi nuk ishte vërtetuar.

Hetimi i fakteve nuk ka përfunduar ende për pesë nga të akuzuarit – dhe dy persona të arrestuar nuk janë transferuar ende në burg.

Gjykata Penale Rajonale e Vjenës do të vendosë të premten për tetë kërkesat për masë sigurie nga zyra e prokurorit publik.

Ad

You might also like