thaҫi,-veseli,-selimi-e-krasniqi-akuzohen-per-privim-nga-jeta-te-kundershtareve

Thaҫi, Veseli, Selimi e Krasniqi akuzohen për privim nga jeta të kundërshtarëve

Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vr’asjen e kundërshtarëve, përfshirë personat e lidhur me LDK-në.

Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale, thuhet se në mes të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë fituar dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën, duke frikësuar, keqtrajtuar, duke kryer dhunë në mënyrë të paligjshme dhe duke i larguar ata që i konsideronin si kundërshtarë.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet së tek kundërshtarët përfshiheshin personat që ishin: bashkëpunues ose shoqërues me forca, ata që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, personat e lidhur me LDK-në dhe personat serbë, romë dhe të etnive të tjera.

Po ashtu thuhet se në qëllimin e tyre të përbashkët përfshihen krimet e persekutimit, burgimit të paligjshëm ose arrestim dhe ndalim arbitrar, veprime të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, tortura, vrasje, dhe zhdukjen e detyruar të personave.

Sot pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit.