vjosa-osmani-edhe-zyrtarisht-merr-postin-e-ushtrueses-se-detyres-se-presidentes

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht merr postin e ushtrueses së detyrës së Presidentes

Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.

Kryeparlamentrja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentetes së Kosovës.

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Osmani pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.

Osmani merr detyrën e u.d të presidentes pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.