zhvillimet-e-fundit-politike,-ja-kur-pritet-te-mblidhet-qeveria-hoti

Zhvillimet e fundit politike, ja kur pritet të mblidhet Qeveria Hoti

Zhvillimet dramatike në Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili sot dha dorëheqje dhe ish-kreu të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili gjithashtu është dorëhequr sot kanë shkaktuar reagime të mëdha në vend.

Pas këtyre zhvillimeve, lajmi.net me burime brenda qeverisë merr vesh se nesër do të mbahet një mbledhje ku pika e vetme e Rendit të Ditës do të jetë zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan lajmi.net.

Mbledhja e qeverisë së Kosovës do të nisë në ora 09:00.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndaj të cilëve është konfirmuar një aktakuzë nga Gjykata Speciale sot janë nisur për në Hagë me avion special.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ata janë transferuar atje.