2-deputetet-e-pdk-se-shkojne-te-shtepia-e-thacit-qe-po-vazhdon-te-bastiset

2 deputetet e PDK-së shkojnë te shtëpia e Thaçit që po vazhdon të bastiset

Dy deputetet e PDK-së shkojnë te shtëpia e Thaçit që po vazhdon të bastiset.

Dy deputetet e PDK-së Evgjeni Thaçi dhe Ganimete Musliu kanë shkuar te shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi që ende është duke u bastisur nga Policia e EULEX-it.

Meqë Thaçi dje udhëtoi drejt Hagës ku të hënën do të del para gjykatësit së procedurës paraprake, që nga mëngjesi në shtëpinë e tij ka qëndruar ish-këshilltari i tij, Abelard Tahiri.

Në këtë aksion të EULEX është edhe Policia e Kosovës.