alarmohet-reali,-manchesteri-ia-zbret-vleren-pogbas-ne-53-milione-euro

Alarmohet Reali, Manchesteri ia zbret vlerën Pogbas në 53 milionë euro

Manchester Unitedi ia zbret vlerën Pogbas në 53 milionë euro, alarmohet Real Madridi.

E ardhmja e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba vazhdon të jetë në dyshime, derisa vlera e fituesit të Kupës së Botës është zbritur.

Francezi ka pasur kritika këtë sezon, derisa në kohën e fundit ka humbur edhe vendin në 11-shën startuese me Solskjaerin që preferon Fernandesin dhe McTominay.

Sipas AS, Unitedi është i përgatitur ta shesë francezin, pavarësisht që ka kontratë deri në vitin 2022.

Lojtari zyrtarisht ka bërë të ditur admirimin për Real Madridin, skuadër që ndoshta do jetë destinacioni i radhës.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” ia kanë zbritur vlerën Pogbas në 53 milionë euro, gjë që do t’i pëlqente “Los Blancos” që e ndjekin që disa vite.

Interesim për Pogban vazhdon të këtë edhe ish skuadra e tij, Juventus.