behgjet-pacolli:-te-mblidhemi-te-gjithe-per-te-caktuar-daten-e-zgjedhjes-se-presidentit

Behgjet Pacolli: Të mblidhemi të gjithë për të caktuar datën e zgjedhjes së Presidentit

Pacolli: Të mblidhemi të gjithë për të caktuar datën e zgjedhjes së Presidentit.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pasur disa rekomandime për partitë politike tash pas zhvillimeve të fundit të Speciales.

Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka se cka t’i jap më tutje Serbisë.

“Nga ana tjetër, në këtë fatkeqësi Kosova është bërë edhe më e fortë. Kosova, me arrestimet e fundit dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, pagoi çdo “detyrim” ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka asgjë për të ofruar më dhe tani Kosova duhet të insistojë në intensifikimin e dialogut me Serbinë. Dialogu nuk mund të zgjasë pafundësisht, duhet të dialogohet ! Ndërprerja e dialogut do të ishte gabimi më i madh. Kosova duhet të përgatitet me forca shtesë dhe të kërkojë që dialogu të vazhdojë. Ne nuk duhet të gjunjëzohemi në këtë moment”, thotë ai, duke thënë se partitë politike duhet të ulin gjakrat, të lënë mënjanë teket dhe të nxjerrin më të mirën prej vetes.

Ai ka bërë thirrje për partitë që të kenë një qasje të përbashkët dhe unifikuese ndaj Gjykatës Speciale, për të përcaktuar datën e zgjedhjes të Presidentit, reformë zgjedhore konsensuale, të caktohet data e zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 2022, të vazhdojë Dialogu me Serbinë, të behet reforma Kushtetuese në mënyrë që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga populli, të bëhet reforma zgjedhore.

“Nëse kjo çështje nuk trajtohet seriozisht, Kosova do të humbasë edhe më tutje. Nese ne pretendojmë që duam Kosovën, pra të “sakrifikojmë”vetëm dy vite dhe të punojmë për Kosovën, ajo e meriton këtë”, ka thënë ai.