emri-i-tij-u-permend-ne-aktakuzen-e-speciales-per-thacin-e-veselin,-vjen-reagimi-i-remit

Emri i tij u përmend në aktakuzën e Speciales për Thaçin e Veselin, vjen reagimi i Remit

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, ka reaguar pasi mbrëmë u përmend emri i tij në aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Rrustem Mustafa shkruan se “e drejta është me ne”, teksa shton se me bashkëluftëtarët e tij njihet gjatë, kanë kaluar kohë të vështira bashkë dhe shprehet i bindur që do ta fitojnë edhe këtë betejë së bashku.

“E dreja është me ne!Me bashkëluftëtarët e mi njihemi gjatë kohë. Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë e për ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti. Prej atëherë çdo ditë jemi afruar më shumë, i kemi besuar njëri tjetrit më shumë, jemi forcuar më shumë. Dhe, ajo që e di me siguri është se çdo ditë ka qenë më mirë. Kemi fituar kundër mijëra tankeve e do të fitojmë edhe kundër ngrehinave të të gjithë atyre që nuk u ndalën së sulmuari e njëllosur të gjithëve bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.