kalon-ne-komisionin-per-legjislacion-projektligji-per-rimekembje-ekonomike

Kalon në Komisionin për Legjislacion Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike sot ka marrë mbështetjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Mbledhja është mbajtur ‘online’, derisa kryetari i këtij Komisioni, Shkëmb Manaj, ka konfirmuar për KosovaPress se me 5 vota për dhe një abstenim është miratuar raporti me amendamentin e këtij Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Po, kaloj. Me 5 vota për dhe një abstenim u miratua Projektligji dhe raporti me amendamente”, theksoi Manaj.

Ndërsa, sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.