“lionel-messi-duhet-te-zbres-pagen-qe-te-rinovoje-kontraten”

“Lionel Messi duhet të zbres pagën që të rinovojë kontratën”

Messi duhet të zbres pagën që të rinovojë kontratën, kështu ka thënë kandidati për postin e presidentit të Barcelonës.

Argjentinasit i skadon kontrata dhe është i lirë që në janar të negociojë me klubet tjera, në rast se nuk rinovon me klubin katalunas.

Mirëpo, Freixa që synon postin e presidentit theksoi se të gjithë lojtarët duhet të zbresin pagat për të rinovuar, e ndër ta edhe Messi.

“Me Leon do bisedojmë qetë, për të parë çfarë është mirë për Barcelonën dhe sigurisht për të”.

“Si me të gjithë lojtarët që do rinovojnë, do bëjmë ofertë, mirëpo jo në këto kushtet që janë”.

“Nuk duhet ta bindësh Messin me premtime false, duhet ta shikosh në sy dhe t’i tregosh çfarë dëshiron. Ne mendojmë se Messi ka edhe shumë kohë për të luajtur këtu”, deklaroi ai.

Interesim për Messin vazhdojnë të kenë dyshja Manchester City dhe Inter, që kanë bërë ofertat e para.