masat-e-reja,-nga-ora-18:00-do-te-kete-kufizime,-ja-ne-cilat-komuna

Masat e reja, nga ora 18:00 do të ketë kufizime, ja në cilat komuna

Rritja e rasteve të reja në Kosovë ka bërë që të ashpërsohen masat anti-covid.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbledhur sot Komitetin për vlerësim të situatës pandemike në vend. Sot pritet marrja e disa vendimeve parandaluese pas rritjes së shifrave në vend.

Indeksonline mëson se masa e parë që do të merret është ndryshimi i orarit të punës të shumicës së bizneseve. Orari do të ndryshojë nga ora 21:00 që ishte deri më sot, në orën 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Vendimi i ri ndalon veprimtarinë e subjekteve afariste, bizneseve, përveç furrave, barnatoreve dhe marketeve të vogla.

Vendimi këtë vikend do të vlejë vetëm për komunat që janë në zonën e kuqe aktuale më numrin e rasteve me Covid19. Të hënën pritet që të shqyrtohen masa shtesë varësisht situatës pandemike në vend.