mustafa-flet-per-pasuesin-e-vet-ne-lidhjen-demokratike-te-kosoves

Mustafa flet për pasuesin e vet në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Isa Mustafa flet për pasuesin e vet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet e brendshme në LDK u mbajtën vitin e kaluar dhe nxorën Isa Mustafën kryetar partie.

Edhe pse konsiderohet ende herët të diskutohet për kryetarin e ri pas Mustafës në LDK, ky i fundit ka folur për pasuesin e tij në LDK.

Në pyetjën se a po mendon Isa Mustafa se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të LDK-së, ai ka thënë se preferon një zgjidhje të pranueshme për të gjitha degët e LDK’së.

“Preferenca ime është të bëjmë një zgjidhje e cila pranohet njëjtë në Prishtinë, në Prizren, në Dragash, në Han të Elezit, në Kamenicë, në Podujevë, në Mitrovicë, në Gjakovë, Junik etj”, është shprehur Mustafa.

Ndërsa në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për President, Mustafa ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK’së.

“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore. Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , ka thënë Mustafa për syri.net, transmeton Gazeta Express.

‘Në këtë koalicion e kemi Kryeministrin. Në qoftë se në këtë konstalacion politik dhe parlamentar nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe përfundojmë në zgjedhje të përgjithshme si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit, atëherë hapem edhe kombinime tjera, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme”.

Mustafa, i pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, ka thënë “Jo. S’do të gabojmë dy herë”.

“Vjosën e kandiduam për Kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje”.