pallaska-per-bastisjen-ne-shtepine-e-thacit:-duket-se-prokuroria-po-kerkon-ende-prova-per-aktakuzen

Pallaska për bastisjen në shtëpinë e Thaçit: Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për aktakuzën

Avokati i Thaçit për bastisjen: Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për aktakuzën.

Dastid Pallaska ka njoftuar se do të jetë avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, raporton Express.

Pallaska ka folur edhe për bastisjen që është kryer sot në shtëpinë e Hashim Thaçit në Çagllavicë.

Sipas Pallaskës, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, derisa ka thënë se është e çuditshme se pse bastisja është kryer pas ngritjes së aktakuzës.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspketin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska.