pamje-te-reja-nga-bastisja-e-shtepise-se-thacit-nga-policia-e-eulex-it

Pamje të reja nga bastisja e shtëpisë së Thaçit nga policia e EULEX-it

Forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë stacionuar në shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Aktualisht, gazetarët janë lënë më larg hyrjes së shtëpisë së Thaçit, teksa brenda po kryhen bastisje.

Aty është parë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe avokati Dastid Pallaska.

Bastisje janë duke u kryer edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit dhe banesën e Kadri Veselit.