pas-humbjes-nga-lille,-pioli-vjen-me-deklarate-te-papritur

Pas humbjes nga Lille, Pioli vjen me deklaratë të papritur

Stefanio Pioli deklarohet pas humbjes nga Lille.

Pas 8 muajsh dhe 23 ndeshjeve pa humbje, Milani u mposht në një ndeshje zyrtare, pikërisht në sfidën e raundit të 3-të në Europa League ndaj Lille në San Siro, me rezultatin 0-3.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, e sheh gotën gjysmëplotë, pas kësaj disfate që gjithsesi nuk cenon pozitat e Milanit përsa i përket çështjes së kualifikimit.

Ai kërkon që skuadra të reagojë menjeherë pas këtij rezultati negativ.

“U përballëm me një skuadër të fortë dhe nuk është se e nisëm keq takimin. Më pas ia vështirësuam gjërat vetes. Prisja që të ishim më të rrezikshëm, por ata janë shumë të shpejtë dhe të fortë fizikisht. Shënuan të parët dhe më pas përfituan nga hapësirat që lamë pas. Duhet të nxjerrim mësime nga kjo ndeshje. Jemi një ekip i ri, por i pjekur dhe do të gjejmë një mënyrë për të reaguar. Është hera e parë që do na duhet të analizojmë më shumë gjërat negative sesa ato pozitive. I lejuam shumë hapësira një skuadre shumë të mirë. Ndihem mirë te Milani, ambienti është i shkëlqyer dhe drejtuesit na qëndrojnë shumë afër. Këtu janë kushtet ideale për të bërë sa më mirë punën tonë”, theksoi