zemaj-thote-se-neser-saktesohen-masat:-keto-2-3-dite-duhet-te-na-sherbejne-per-vetedijesim

Zemaj thotë se nesër saktësohen masat: Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijësim

Zemaj ka thënë se këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijësim, nesër do të saktësojmë më tutje masat.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur në lidhur me masat e vëna për parandalimin e transmetimit të koronavirusit për këtë vikend.

Zemaj, nëpërmjet një bisede telefonike, në ‘Kanal 10’ ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë për vetëdijesim

”Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”, ka deklaruar Zemaj.

Tutje, ai ka sqaruar se përgjatë ditës së nesërme e masnesërme do të saktojnë më tutje maskat, duke shenjëzuar se nuk ka pasur koordinim me pikat kufitare lidhur me masat e ndërmarra.

“Në rast se kapet ndonjë veturë me targa 01 në ndonjë pikë kufitare, do duhej që të kthehej pas”, ka thënë Zemaj, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur koordinim.