atletico-madrid-afrohet-kreut,-mposht-cadizin

Atletico Madrid afrohet kreut, mposht Cadizin

Atletico Madrid triumfon ndaj Cadizit.

Atletico Madrid ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme ndaj Cadizit, e vlefshme për xhiron e nëntë të La Liga-s.

Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës 4 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas vetëm tetë minutave loëj Joao Felix zhbllokoi rezultatin, derisa Llorente në minutën e 22-të dyfishoi shifrat, me të cilat skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, “Los Rijoblancos” realizuan prapë përmes Luis Suarez në minutën e 51-të dhe fitorja u vulosi nga portugezi Felix në minutat shtesë (90+1).

Pas kësaj fitore, Atletico ngritët në pozitën e dytë me 17 pikë, derisa Cadiz renditët në vendin e gjashtë me 14 sosh.