befason-koeman,-e-le-messin-ne-banke-ne-ndeshje-ndaj-betisit

Befason Koeman, e lë Messin në bankë në ndeshje ndaj Betisit

Ka katër ndeshje pa fitore në La Liga, por Koeman e lë Messin në bankë në ndeshje ndaj Betisit.

Një lajm i madh ka ardhur përpara ndeshjes së Barcelonës kundër Real Betisit, me trajnerin Ronald Koeman që e ka lënë në bankë yllin e skuadrës, Lionel Messi, edhe pse kanë katër ndeshje pa fitore në La Liga.

Barcelona është nikoqire e Betisit në ndeshjen e cila ka filluar në Camp Nou nga ora 16:15 e vlefshme për javën e dhjetë në La Liga.

Trajneri Koeman ka publikuar formacionin titullar për këtë ndeshje, por aty vërehet mungesa e kapitenit të tyre, Lionel Messi.

Gazeta Marca raporton se trajneri holandez ka vendosur t’i jep pushim sulmuesit argjentinas, edhe përkundër formës negative të skuadrës.

Argjentinasi kishte luajtur çdo minutë të çdo ndeshje deri më tani këtë sezon dhe është lënë në stol për këtë përplasje me Betis, me Antoine Griezmann, Ansu Fati, Ousmane Dembele dhe Pedri, katër lojtarët që do të luajnë në sulm në vend të tij.

Diku tjetër, nuk ka surpriza të mëdha nga Koeman, por mungesa e Messit sigurisht që do t’i bëjë njerëzit të flasin.

Formacioni i Barcelonës për këtë ndeshje: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Busquets; Dembele, Pedri, Ansu Fati; Griezmann.